Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Më datë:

Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, 27 mars, janë regjistruar reshje të lehta dëbore në malin e Dajtit në Tiranë, si dhe në zonat malore të Kukësit, Dibrës, Elbasanit apo Korçës.

Në qarkun e Dibrës, dëbora ka përfshirë fshatrat përreth qytetit të Peshkopisë.

Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero, dhe deri tani nuk raportohet asnjë dëmtim në pemtari, pasi shumë dru frutorë ndodhen në fazën e çeljes së luleve.

Në qarkun juglindor, reshjet e dëborës janë rikthyer kryesisht në lartësitë mbi 1100-1200 metra, në zonat përreth Korçës dhe Pogradecit.

Për shkak të reshjeve, autoritetet kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, veçanërisht në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.

Në aksin Qukës-Qafë Plloçë, në segmentin e Qafë Thanës dhe në Dardhë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore.

Korçë

Megjithatë, për shkak të temperaturave pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë dhe mbetet prezente kryesisht në zonat malore.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës edhe disa zona në qarkun e Elbasanit, duke rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në zonat malore. Zonat më të prekura janë Parku i Shebenikut dhe disa fshatra mbi 800 metra lartësi, ku trashësia e dëborës arrin deri në disa centimetër.

Edhe në akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë. Në Qafë Thore, trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve kanë vazhduar pa ndërprerje.

Aktualisht, nuk raportohet asnjë problematikë në qarkullim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Të pavërteta dhe të montuara” – Avokati mbrojtës i Metës kundër akuzave

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një...

Vendimi i Apelit të GJKKO për Belerin dhe bashkëpunëtorin konfirmohet nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi...

Arrestohet trafikanti turk, kapet mat me 3 emigrantë të paligjshëm

Një 26-vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës,...

E rëndë në Berat, xhaxhai abuzon seksualisht me mbesën 15-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku...