Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

Më datë:

Në mënyrë krejt befasuese, disa qytete në vend u zbardhën nga dëbora edhe pse jemi në sezon pranvere.

Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natën ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë.

Siç raportohet, trashësia e dëborës varion 10 deri në 25 cm në zonat malore.

Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve.

Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve sa i takon ndërprerjes së energjisë elektrike në disa njësi administrative.

Në Dibër, reshjet e dëborës janë ndërprerë rreth mesnatës së mbrëmshme, por kanë shkaktuar jo pak probleme.

Reshjet ishin me intensitet të lartë dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arriti në 20 cm ndërsa në zona të thella deri në 40 cm.

Për pasojë u bllokuan disa rrugë ku ngelën me dhjetëra mjete dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve situata u normalizua.

Gjatë natës temperaturat kanë zbritur deri në -5 gradë nën 0.

Ngricat mund të kenë shkaktuar dëme në pemtari, për shkak se drurët frutorët janë në procesin e lulëzimit dhe formimit të frutit. Sa i përket energjisë elektrike nuk ka pasur probleme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...