12.5 C
Tirana

Danimarka nuk arrin objektivin e saj për “vaksinimin e 90 për qind të personave mbi 12 vjeç”

Më datë:

Danimarka nuk arriti qëllimin e saj “të aplikojë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 deri më 1 tetor tek 90 për qind të popullatës së saj mbi moshën 12-vjeç”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, me 4.366.235 persona që morën dozën e dytë të vaksinës shkalla e vaksinimit arriti në 84.9 për qind.

Teksa shkalla e atyre që morën dozën e dytë të vaksinës u regjistrua si 84.9 për qind, norma e atyre që morën dozën e parë të vaksinës është 86.6 për qind e cila mbeti nën objektiv.

Vaksina kundër COVID-19 u dha falas në Danimarkë dhe më 10 shtator të gjitha masat ndaj COVID-19 u hoqën për shkak të niveleve të larta të fushatës së vaksinimit.

Danimarka me një popullsi prej rreth 5.8 milionë banorë regjistroi 358.369 raste me COVID-19 dhe 2.654. viktima nga ky virus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...