10.5 C
Tirana

Dalin momentet e para të arrestimeve në bashkinë e Lushnjes

Më datë:

Dalin pamjet e para nga arrestimet na bashkinë e Lushnjës, për llogari të SPAK.

Në videon me poshtë shihet momenti i arrestimit të Gazmend Çelës, zyrtarit të Ndërrmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë.

Çela akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme Çela është shoqëruar drejt furgonit të policisë i prangosur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Më herët u shoqërua edhe kreu i bashksië së Lushnjes, i cili u nis drejt Trianës, ku do të merret në pyetje nga SPAK.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe kreu i Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Ndaj 11 personave të arrestuar rëndojnë akuzat e ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që hetimet kanë nisur që prej vitit të kaluar.

7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë nën masën e arrestit me burg, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...