20.5 C
Tirana

Cyrihu kundërshton akuzat: 30% të pacientëve vijnë nga kantonet tjera

Më datë:

Situata e rënduar me koronavirus, e cila është më e theksuar në Zvicrën perëndimore (frankofone) ka shkaktuar ngritje të toneve në mes të Qeverisë federale dhe spitaleve gjegjësisht kantoneve.

Kështu, krerët e spitalit universitar kundërshtojnë akuzat e Këshillit Federal sipas të cilave ky spital tregon shumë pak solidaritet me spitalet në Zvicrën frankofone, shkruan srf.ch.

Spitali Universitar aktualisht është duke trajtuar 21 pacientë me Covid-19 në një njësi të kujdesit intensiv, transmeton albinfo.ch. Gjashtë prej tyre janë nga kantone të tjera, ka thënë shefi i spitalit, Gregor Zünd në një konferencë mediatike që sapo ka përfunduar.

Pacientët “e huaj” vijnë, sipas tij, nga Gjeneva, Vaudi, St. Galleni dhe Zugu.

Në valën e dytë, spitali universitar është duke trajtuar deri në 30 për qind të pacientëve që vijnë nga  jashtë kantonit.

Në mënyrë që të jetë në gjendje të trajtojë pacientët me Covid-19, spitali universitar ka pakësuar ndërhyrjet që mund të presin. Pesë nga 33 sallat operative janë mbyllur.

“Nuk ka mungesë të shtretërve, por të stafit”

“Nuk ka mungesë të shtretërve, por të stafit”, ka thënë më tutje Zünd. Prandaj, duhet të shikohet dhe vlerësohet situata për çdo ditë. Departamentet koordinonin me njëri-tjetrin dhe vlerësojnë në mbrëmje se sa pacientë me korona mund të vijnë.

Peter Steiger, Zëvendës Shef i Institutit për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv, shton se gjithnjë përballemi me pyetjen nëse mund të realizohet një operacion me pacientë tjerë (jo covid) ose bën që të shtyhet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...

Balluku: Humbjet në sistemin energjetik në nivelin 17%, nga 45% në vitin 2013

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Hasenauer: Nderimi me Yllin për Mirënjohje Publike, frymëzim për projektet e ardhshme

Profesor Hubert Hasenauer, rektor i Universitetit të BOKU në...

SHBA – Të paktën 12 të vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Kentaki

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni...