9.5 C
Tirana

Çuçi: Nuk është për përdorim të brendshëm! S’jemi imunë ndaj…

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka folur në mbledhje  e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Ai tha se dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cënuar vlerat demokratike, ndërsa shtoi se ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme.

“Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë çdo iniciative te mazhorancës. Por nuk eshte ky rasti.

Për shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara.

Dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cënuar vlerat demokratike.

Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. PE pati një rezolutë dhe një komision të posacëm për këtë punë.

Ky nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike, prandaj këtu duhet të jemi bashkë.

Ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës.

Mendoj se nese ky Parlament do të ketë një komision ku ne duhet të jemi në sinkron, është ky komision ku duhet të japim një analizë të detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e këtyre vendeve.

S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE.

Eshte ne nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do i bashkoheni këtij komisioni”, deklaroi Çuçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...