Covid/ Franca regjistron 8000 raste të reja dhe 49 viktima! Rriten shifrat e pandemisë në Spanjë, Gjermani dhe Rusi

Më datë:

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të fundit rreth 8000 raste të reja të identifikuar me Covid, saktësisht 7852 të prekur.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se 49 persona të tjerë kanë humbur jetën prej koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid është rritur në 395.104 kurse totali i vdekjeve ka shkuar më 30 999. Gjithashtu janë shëruar edhe rreth 90 mijë pacientë.

Spanja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 9437 raste të reja infeksioni.

Dramatike është numri i vdekjeve të regjistruara, 156 humbje jete

Sipas autoriteteve, totali i viktimave është rritur në 30 004 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 603 167.

Autoritetet shëndetësore në Rusi kanë raportuar për 150 viktima Covid në 24 orët e kaluar, shifër kjo që e ka rritur totalin e viktimave, që prej fillimit të pandemisë në 18785. 

Gjithashtu në vend pati edhe 5529 raste të reja infeksioni, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 1 milion e 74 mijë.

Turqia ka raportuar për 1742 raste të reja infeksioni dhe 67 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se totali i të prekurve është rritur në 7186 kurse numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid ka shkuar në 294.620

Autoritetet gjermane të emergjencës shëndetësore Covid kanë raportuar për 1616 raste të prekur nga koronavirusi dhe 9 viktima. 

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, të infektuarit në total që prej fillimit të pandemisë janë 264837 kurse ata që kanë humbur jetën numërohen në 9445

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...