Sllovakia gradualisht do të lejojë që shkollat dhe kopshtet të hapen përsëri nga java e ardhshme, por nën kushte të rrepta, njoftoi dje në mbrëmje qeveria.
Fillimisht, do të lejohen të fillojnë shkollën të hënën, vetëm nxënësit e fillores dhe klasat e fundit të shkollave të mesme.
Studentët duhet të jenë në gjendje të tregojnë se prindërit e tyre janë testuar negativisht për koronavirusin brenda javës së kaluar, para se të hyjnë në shkollë.

Shumica e nxënësve të moshës mbi 10 vjeç, shumë prej të cilëve nuk kanë qenë në shkollë që nga tetori, do të vazhdojnë shkollimin në shtëpi për momentin.
Të gjitha shkollat dhe kopshtet janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit.


