10.5 C
Tirana

COVID-19 në Kosovë, ulet numri i viktimave, regjistrohen 153 raste gjatë 24 orëve të fundit

Më datë:

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 153 raste të reja pozitive.

Gjatë kësaj kohe, në Kosovë, është shënuar vetëm një viktimë nga virusi vrasës.

Sa i përket të shëruarve në 24 orët e fundit ata janë 327.

Njoftimi i plotë:

327 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...