17.5 C
Tirana

Corriere della Sera: Përse Shqipëria ka më pak viktima

Më datë:

Pas tre muajsh krize shëndetësore, të dhënat e mbledhura na lejojnw të krijojmë një tablo më të qartë të saj, ose të paktën të valës së parë shkruan e përditshmje e njohur italiane, Corriere della Sera, sipas të cilës, kjo tablo tregon se në Europë, betejën kundër koronavirusit e fituan vende të konsideruara “ të dobëta” dhe më të varfra.

Rumania, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria apo Sllovakia, thuhet në artikull, kanë pasur në raport me popullatën, shumë më pak vdekje krahasuar me vende të pasura të kontinentit të vjetër si Framca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Britania e Madhe dhe Italia vetë. Kanë pasur më pak të infektuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë në kohë kurbën epidemike. Përse? Është çështje fati? Mbase është dhe kështu, thotë Corriere. Ose mbase personat që bartnin virusin kanë lëvizur më shumë në pjesën qendrore të Europës në javët vendimtare të periudhës janar-shkurt.

Disa të dhëna megjithatë bëjnë të mendohet se ka dhe dicka tjetër: këto vende u treguan më të kujdesshme sepse ishin të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre sanitare. Për këtë arsye, nuk i morën lehtë sinjalet që mbërrinin nga Italia e Spanja dhe vendosën të veprojnë shpejt, duke marra masa të rrepta izolimi.” E dinin që nuk ia lejonin dot vetes të rrezikonin në këtë situatë”, shkruan gazeta prestigjoze.

Dhe modestia e vendeve të varfra të Europës, dha fryte. Shkrimi thekson se Shqipëria ka vetëm 11 vdekje për 1 milionë banorë ndërsa Britania, 536’ Greqia 16 dhe Belgjika, 795; Sllovakia vetëm 5 ndërsa Franca 432. Rumania 60, Zvicra 220.

Një pandemi dramatike si kjo nuk është sigurisht konteksti i përshtatshëm për të bërë moral mbi vlerën e përulësisë dhe maturisë, apo rerziqeve që sjell vëtëbesimi i tepruar. Por vetëdija për brishtësinë e tyre, mbyllet artikulli, i bëri padyshim një shërbim të shkëlqyer Shqipërise dhe Greqisë fqinjë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...