13.5 C
Tirana

Çorba e Hasit

Më datë:

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i malësive shqiptare.

Një pjatë tipike dimërore për të ngrohur organizmin në ditët e ftohta dhe të acarta.

Sot, restorantet tradicionale shqiptare, veçanërisht të zonës së veriut kanë futur këtë recetë si një ndër specialitetet më të mira të kuzhinës shqiptare.

Specialitet që ka lënë pa fjalë turistët e huaj, të cilët kanë shijuar këtë pjatë.

E përgatitur veçanërisht në stinën e dimrit dhe e servirur e ngrohtë, Çorba e Hasit pa dyshim të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Ky gatim special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer sidomos me turshitë e amvisave shqiptare, sallata të freskëta, bukë të thekur, djathra të ndryshëm etj.

Përgatitja e Çorbës së Hasit në Shtëpi

Përbërësit

  • 300 gr miell misri
  • 4 lugë vaj ulliri
  • 250 gr-300 gr të pjesëve të brendshme të qengjit
  • 2 gota uji me kos
  • Një kokërr hudhër
  • Një lugë çaji me kripë

Përgatitja

Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të zjejnë.

Në enë tjetër shtojmë vajin e ullirit. Hedhim miellin e misrit  dhe e trazojmë derisa mielli i  misrit të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Pastaj lëngun e mishit të zjerë e hedhim mbi miellin e skuqur dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të marrë trajtën e supës.

E lëmë kështu të zjejë për rreth 10 minuta.

Më pas, të brendshmet e ziera i presim në thela të vogla dhe i hedhim brenda në enën ku po zien mielli me lëng mishi.

I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta dhe e heqim enën nga zjarri.

Gatimi i përfunduar mund të përzihet me kos sipas preferencës.

Kjo pjatë është e pasur me vlera ushqyese, proteina, karbohidrate, hekur dhe zink

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbi 14 orë seancë plenare, Kuvendi vijon punimet me raportimin e kreut të KLGJ-së

Kuvendi ka vijuar punimet e seancës plenare edhe pas...

Sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë, mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë...

Rama për Thaçin: “Humbja e shinatave”, por trashëgimia e pavarësisë së Kosovës mbetet

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në...

Shtyhet gjyqi për dosjen “Veliaj”, përcaktohet afati i ri nga GJKKO

Seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, e cila pritej të...