Çmimi i gazit natyror është ende në rritje për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë në disa vende të Evropës, duke arritur nivelin më të lartë në pothuajse gjashtë muaj.
Gjatë javës së tregtimit, çmimi i gazit natyror u rrit me rreth 20%. Në bursën e Amsterdamit, kontrata e ardhshme TTF për gazin natyror evropian për dorëzim brenda një muaji tregtohej me 34,30 euro për megavat orë (MWh) në mëngjes, çmimi më i lartë që nga gushti.
Rritja e çmimit gjatë javës së tregtimit, është rritja më e mprehtë që nga tetori 2023.
Rezervat evropiane të gazit janë aktualisht në 52%, shumë nën mesataren sezonale prej 67%.
Temperaturat e akullta që priten në fund të muajit, mund të çojnë në tërheqje të mëtejshme të gazit nga vendet e magazinimit.
Situata e tensionuar në Iran, i cili është një furnizues i rëndësishëm i gazit për Turqinë, ka pasur gjithashtu një ndikim në çmime.
Kërcënimet e fundit nga qeveria amerikane kundër vendeve që bëjnë biznes me Iranin kanë rritur shqetësimet për furnizimin.
SHBA-ja i ka kërcënuar partnerët tregtarë të Iranit me tarifa të reja ndëshkuese prej 25%.
Tregu po merr parasysh gjithashtu kërkesën më të fortë në Kinë, blerësen më të madhe në botë të gazit natyror të lëngshëm.


