11.5 C
Tirana

Çmimet Grammy, Beyoncé kryeson listën e nominimeve

Më datë:

Beyoncé dhe Taylor Swift kanë hyrë në historinë nominimet për çmimet Grammy. 

Beyoncé kryeson me 11 nominime duke u bërë edhe më e nominuara në historinë e spektaklit. ”Cowboy Carter” është nominuar si albumi i vitit, duke hyrë edhe në kategorinë country, ndërsa “Texas Hold’ Em” është nominuar në tri kategori. Artistja është nominuar edhe në një mori zhanresh si pop, country, Americana dhe repi melodik.

Ky sukses vjen pas anashkalimit të plotë të albumit nga Country Music Association Awards që u mbajt më herët këtë vit. Kjo është hera e parë që Beyoncé nominohet në kategoritë country dhe Americana.

Vitin e shkuar ajo mori çmimin e 32-të në ceremoni, por edhe pse është këngëtarja me më shumë Grammy, s’ka marrë ende çmimin e madh të “Albumit të Vitit”.

Post Malone gjithashtu është nominuar për herë të parë në kategorinë country pas albumit “F-1 Trillion”. Malone e ndjek Beyoncé me shtatë nominime, po aq sa Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe Charli XCX.

Nominimi i shtatë i Taylor Swift për albumin e saj “The Tortured Poets Department” nënkupton tejkalimin prej saj të Barbra Streisand pasi të dyja kishin gjashtë nominime.

Ceremonia ndan 94 çmime dhe ka 4 kategori kryesore: albumi i vitit, kënga më e mirë e albumit, kënga e vitit dhe artisti i ri më i mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

https://www.youtube.com/live/8v5YcbYVZf0?si=eg0Y0HF7dojyVPMS Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30...

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...