15.5 C
Tirana

Çmimet e energjisë elektrike mbeten të pandryshuara edhe për vitin 2026

Më datë:

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimet e shitjes me pakicë të energjisë elektrike për klientët fundorë që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) të mbeten në fuqi deri më 31 dhjetor 2026.

Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të ERE-s, pas vlerësimit të treguesve financiarë dhe ekonomikë të FSHU sh.a., nga të cilët rezulton se çmimet në fuqi mbulojnë kostot e aktivitetit dhe garantojnë funksionimin normal të shërbimit edhe për vitin 2026.

Për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj çmimi është 8,4 lekë/kWh, ndërsa për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi është 9,5 lekë/kWh.

Po ashtu, ERE shtyu deri në fund të vitit 2026 edhe vlefshmërinë e çmimit të energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0,4 kV.

Çmimi i energjisë elektrike në pika/stacione karikimi të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11 kW, të lidhura në nivelin e tensionit 0,4 kV është 22 lekë/kWh, ndërsa në orarin pik është 25,3 lekë/kWh.

ERE thekson se, në rast se pas rishikimit të tarifave të shpërndarjes së energjisë elektrike do të ketë ndryshime në kostot përkatëse, këto do të reflektohen më pas në çmimet me pakicë për klientët e shërbimit universal, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FIFA, paketë speciale për tifozët në Botëror

Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e...

Shkelje nga GJKKO? Berisha dorëzon kërkesë-padi në ‘Kushtetuese’

Që prej orës 10:00, në një mbledhje me dyer...

Goditet grupi kriminal në Kamëz, shisnin armë. Dy në pranga e një në kërkim

Pas një hetimi të gjatë tre mujor me metoda...

Ukraina në prag të kolapsit financiar, Von der Leyen me dy opsione

“Kam propozuar dy opsione të ndryshme për Këshillin Europian...