21.5 C
Tirana

ÇISINAU – Dorin Recean pason kryeministren e dorëhequr të Moldavisë

Më datë:

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka sot propozuar këshilltarin e saj për siguri dhe mbrojtje, ekonomistin pro-perëndimor Dorin Recean, për të zëvendësuar kryeministren Natalia Gavrilița, e cila dha dorëheqjen  pas 18 muajsh në detyrë, sipas AP.

Sandu tha se partia në pushtet, PAS, e ka mbështetur kandidaturën.

Receani, 48 vjeç, ka 15 ditë kohë për të formuar qeverinë e re dhe t’ia paraqitsë  parlamentit për votëbesim, ku PAS ka shumicën. Presidentja theksoi se vendi ka nevojë për unitet për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike me 2,6 milionë banorë, është afruar ndjeshëm me Perëndimin pas agresionit rus në Ukrainë.

Vitin e kaluar, ajo mori statusin e vendit kandidat për në BE, njëkohësisht me Kievin.

Recean tha se prioritetet e tij do të jenë vendosja e “rregullit dhe disiplinës” në institucione, ringjallja e ekonomisë dhe garantimi i stabilitetit.

Gavrilița, 41 vjeç, u largua pas një mandati të mbushur me kriza, përfshirë mungesën e energjisë, rritjen e inflacionit dhe shkelejen e hapësirës ajrore të vendit nga raketat ruse.

Ajo tha se qeveria e saj u përball me sfida të paparashikuara për shkak të luftës dhe akuzoi Rusinë për “shantazh energjetik”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...