Cilët janë planetët ku bie shi diamantesh

Më datë:

Në Uran, Neptun e shumë planetë të tjerë bie shi diamantesh. Kjo është e mundur në bazë të dy faktorëve në thellësi të atmosferës së tyre, presioni shumë i lartë dhe temperaturat ekstremisht të nxehta, kushte të cilat shperbëjnë hidrokarburet si metani në atome, duke bërë që ato të karbonit të bashkohen me to e të formojnë molekula diamante në gjendje të ngurtë, që mund të japin formë strukturave më të mëdha.

Provat janë kryer edhe në laborator nga grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve, dhe temperaturat dhe trysnia e duhur për krijimin e tyre ishte në realitet më e ulët sesa mendohej deri më sot.

Ata kanë simuluar në kushte laboratorike të gjithë procesin duke hedhur më pas hipotezën që do të mund të faktohej nëse një ditë njerëzimi do ndërtonte një anije kozmike në gjendje të penetronte atmosferën e dendur të Neptunit.

Kjo gjë, sipas tyre, bën të jetë e mundur që reshjet me diamante të mos verifikohen vetëm në planetë të mëdhenj si Urani, por edhe në të tjerë të gaztë, që zakonisht etiketohen si Mini –Neptun. Dhe të tillë janë vrojtuar me qindra deri më tani, jashtë sistemit tonë diellor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën hetim për disa vepra të dyshuara penale, Ballukut i rrëzohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda...

Tentoi të hakmerrej për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari përfundon në pranga

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi...

Me çekiç në duar tentoi të vidhte në një market, kapet 14-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak...

BOTËRORI 2026 – Nga Maradona te Messi: Futbolli që u kthye në simbol të betejës për Ishujt Falkland

Lufta për Ishujt Falkland (të quajtur Malvina nga Argjentina)...