13.5 C
Tirana

Cilat Janë Ushqimet Që Rrisin Humorin Dhe Largojnë Mërzinë

Më datë:

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera.

Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej.

Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.

Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.

Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi

Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.

Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet

Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik

Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.

Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.

Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra E Kokosit

Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.

Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK thërret 40 dëshmitarë për vrasjen e Boriçit dhe tentativën ndaj Musabelli, gjyqi tensionohet

Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e...

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...

Duka rizgjidhet në krye të FShF-së edhe për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit...

Alket Rizai në dhomën e vrasjes në burgun grek, hetimet fokusohen tek pistoleta dhe siguria

Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme...