Ciklon me stuhi bore dhe erë të fuqishme, alarm për 75 milionë banorë në SHBA

Më datë:

SHBA- 75 milionë amerikanë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara janë në gatishmëri të lartë për ciklonin e pritshëm që mund të shkaktojë borë të madhe dhe erëra të forta nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork dhe Boston në orët e ardhshme.

Mijëra fluturime tashmë janë anuluar. Delta ka ndaluar të paktën 750 fluturime të planifikuara për të shtunën, ndërsa aeroporti i Bostonit ka anuluar mbi 2000.

Kryeqyteti i Massachusetts është një nga qytetet që pritet të goditetr më shumë nga stuhia. Por edhe shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë masive të borës që po afron.

Vetëm në Nju Jork, meteorologët parashikojnë 20-30 centimetra borë me erëra deri në 72.42 kilometra. Autoritetet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, paralajmërojnë për temperatura të ulëta dhe kushte të rrezikshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrugët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...