9.5 C
Tirana

Çfarë mund të na tregoj Google Trends për ndjenjat anti-monarki në internet?

Më datë:

Miliona njerëz në mbarë vendin në Britani po mbajnë zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithatë, për disa, mbulimi i vdekjes së Mbretëreshës ka rindezur bisedat në lidhje me vendin e monarkisë në shoqërinë britanike.

Të dhënat e Google Trends na tregojnë javët gjatë të cilave terma të veçanta kërkimi ishin më të njohura në krahasim me herët e tjera, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, fraza “shfuqizoni monarkinë” ishte më e popullarizuara pas vdekjes së Mbretëreshës me datë 8 shtator.

Popullariteti mbi kërkimin në Google në Mbretërinë e Bashkuar me termin “shfuqizoni monarkinë” nga viti 2021

Por të dhënat nuk tregojnë se në cilin kontekst ishin kërkuar këto terme.

Dhe as nuk shfaqin asgjë në lidhje me pikëpamjet e personit që ka bërë kërkimin.

Për më tepër, ngritja vije pas polemikave rreth reagimit të policisë ndaj protestuesve anti-monarki në ngjarjet përkujtuese gjatë periudhës 12 ditore.

Ndërsa javën e kaluar, u bë virale një video e kryeministres Liz Truss duke diskutuar mbi monarkinë gjersa ishte më e re.

Videoja morri dhjetëra miliona shikime në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, dhe kështu duket se ka pasur një ndikim të madh në nxitjen e kërkimit të këtyre termave të popullarizuara gjatë asaj kohe.

Pra, përderisa interesimi mbi kërkimin e këtyre termave ka arritur majën, shumë faktorë të ndryshëm kontribuues nënkuptojnë se është e vështirë që të nxirret ndonjë përfundim në lidhje me opinionin publik mbi këtë temë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...