13.5 C
Tirana

Çfarë Duhet të Bëni Nëse Zgjoheni me Dhimbje Mesi

Më datë:

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.

Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.

Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.

Në shumë raste, dhimbja e mesit shfaqet që në mëngjes, duke ndikuar në performancën fizike të ditës.

Çfarë Duhet Të Bëni Nëse Zgjoheni Me Dhimbje Mesi

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë trajtimet e mëposhtme për tu ndier më mirë.

Kompresat

Sipas ekspertëve, ju duhet të përdorni kompresa të ftohta e të ngrohta duke i alternuar.

Secila prej kompresave duhet mbajtur për 10 minuta.

Medikamentet

Nëse keni dhimbje mesi që në mëngjes, pas buke mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit.

Barna të tilla ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjeve.

Pas këtyre dy këshillave praktike duhet të krijoni kushtet e duhura për mirëqenien e shpinës në mënyrë afatgjatë.

Dysheku problematik

Ka raste kur dhimbjet e mesit nxiten edhe nga një dyshek jo i mirë.

Investoni në një dyshek që mundëson një mbështetje të mirë për të gjithë shpinën.

Kur shtriheni, shpina duhet të qëndrojë e drejtë dhe jo e përkulur.

Pozicioni i Duhur Në Makinë Dhe Para Kompjuterit

Njerëzit që përdorin makinën, duhet të sigurohen që të kenë një pozicion të drejtë të shpinës,.

Sedilja duhet mbajtur në një kënd 100 gradë dhe pjesa e ijeve duhet të qëndrojë e mbështetur në fund të sediljes.

Nëse qëndroni gjatë në makinë jepini vetës kohë për tu shtriqur.

Nëse qëndroni për shumë kohë përpara kompjuterit, qëndroni drejt dhe sigurohuni që shikimi juaj bie direkt në mes të ekranit.

Çdo gjysëm ore duhet të sigurohuni që po qëndroni drejt.

Këpucët e Duhura

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të investoni në këpucët e duhura që ofrojnë mbështetje për këmbët, ijet dhe shpinën.

Këpucët e duhura, pengojnë lodhjen e muskujve dhe manifestimin e dhimbjeve në zona të tjera të trupit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...