4.5 C
Tirana

Çështja CEZ–DIA/ Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e Kastriot Ismailajt

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë këtë të premte, më 10 tetor, ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për veprat penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen e shumëpërfolur CEZ–DIA.

Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të mëparshme të gjykatave, të cilat e kishin lënë në fuqi dënimin e tij: Gjykata e Tiranës, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë. Ai gjithashtu kërkonte anulimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara gjatë hetimeve kundër tij.

Sjellim ndërmend se Kastriot Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë zbatimit të kontratës me kompaninë CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike në Shqipëri. Hetimet zbuluan se fondet e përfituara ishin kanalizuar përmes skemave të pastrimit të parave, duke sjellë pasoja të rënda financiare.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Ismailaj u dënua me 11 vite burg, vendim që u konfirmua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në shtator të vitit 2023, ai përfundoi vuajtjen e dënimit dhe u lirua nga burgu. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbyll kapitullin gjyqësor të tij, duke lënë në fuqi jo vetëm dënimin penal, por edhe konfiskimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

https://www.youtube.com/live/8WKf4r1xaGM?si=4CzW4BDbpMKCcaUc&t=904 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi

Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor,...

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmim në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi...