11.5 C
Tirana

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Më datë:

Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve”, kështu deklaroi këtë të enjte, 18 dhjetor, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, sa i takon çështjes së Belinda Ballukut.

Njoftoi se Partia Demokratike është e vendosur për një seancë të jashtëzakonshme me Ballukun.

Pas kërkesës për autorizim të heqjes së imunitetit të zv.kryeministres në Kuvend nga ana e SPAK, është vendosur që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit ta shqyrtojë atë më 19 dhjetor.

Sipas rregullave, Balluku ka të drejtë të japë shpjegime, të përfaqësohet nga avokati dhe të ushtrojë të plotë të drejtën e mbrojtjes gjatë mbledhjes.

Pas shqyrtimit të kërkesës, brenda dy javësh hartohet raporti, ku Këshilli rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Raporti u shpërndahet deputetëve. Më pas, kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare.

Fjalën, po sipas Rregullores së Kuvendit, e merr deputetja për të cilën është bërë kërkesa, pa u hapur diskutimi mbi raportin. Vendimi merret me votim të hapur.

Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...