17.5 C
Tirana

Certifikata e gjendjes civile nga tani nxirret online përmes E-Kosova

Më datë:

Nga sot qytetarët e Kosovës do të mund të nxjerrin certifikatën e gjendjes penale përmes platformës online E-Kosova.

Kështu u bë e ditur gjatë prezantimit të platformës online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj lançimin e kësaj platforme e ka konsideruar sukses për sistemin gjyqësor, i cili sipas tij do të ishte i pamundur pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.

Sipas tij ky sistem mundëson për qytetarët e Kosovës certifikatë standarde e cila lëshohet nga një sistem me siguri të lartë kibernetike.

“Ne kemi rreth 700 qytetarët më pak që vizitojnë gjykatën sot dhe sinqerisht ky është një lajm  i jashtëzakonshëm.

Pra, gjykatat tona janë afruar tek qytetarët me shërbimet e gjykatës  në radhë të parë në mënyrë shumë më të besueshme shumë më efikase dhe shumë më thjesht për qytetarët.

Përveç kësaj ne duhet ta theksojmë se ky sistem i ka mundësuar Kosovës që të jetë unike edhe në vendet e BE dhe përtej sepse deri më datën 16 dhjetor 2022 kur realisht kur kemi  edhe datën e funksionalizimit të Sistemit Qendror të Evidencës Penale gjeneronim nga sistemet manual tona certifikatën që qytetari nuk ishte nën hetime dhe kjo realisht sipas vlerësimit tonë përbënte një diskutim mbi prezumimin e pafajësisë që në shumë raste  ne vlerësojmë se ka pas konsekuenca të papranueshme ligjore  për qytetarët.

Nga 16 dhjetori 2022 përmes këtij sistemi  ne realisht kemi shndërruar nga certifikata e qytetarit që nuk është nën hetim në certifikatën që qytetari është apo nuk është i dënuar”, theksoi ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi u shpreh se mundësia e nxjerrës së certifikatës së gjendjes penale online ua lehtëson jetën qytetarët.

Kelmendi tha se si sistem prokurorial do të punojnë që kjo platformë të jetë funksionale dhe efikase.

“Prezantimi i kësaj platformë online të këtij  sistemi për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale që është përgatitur pas një punë të gjatë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë dhe që është mbështetur nga BE ka një rëndësi të madhe jo vetëm për institucionet tona të drejtësisë, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Pas lëshimit  në funksion të kësaj platforme qytetarët që me vite  kanë pasur ballafaqime të shumta me procedura të shumta dhe pritje për të siguruar  një certifikatë të gjendjes penale tani do ta kenë mundësinë që shumë më shpejt dhe më lehtë të marrin një certifikatë të tillë për çka jam shumë i lumtur që ne po realizojmë një punë që lehtëson jetën e qytetarët. Funksionalizimi i kësaj platforme ka edhe një segment tjetër pozitiv atë të rritjes së bashkëpunimi ndërinstitucional avancimit profesional  dhe ngritjes së efikasitetit të institucioneve të sistemit të drejtësisë“, tha Kelmendi.

Shefi i Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Johannes Madsen lansimin e Sistemit Qendror të Evidencës Penale  e quajt hap të madh për arritjet e sundimit të ligjit në Kosovë.

Madsen u shpreh se presin që KGJK ta mirëmbajë këtë sistem.

“Nga sot ky sistem kaq shumë i pritur është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës online me disa klikime individët  tani mund ta marrin certifikatën për të kaluarën e tyre kriminale  nga ana e shtëpive të tyre dhe siç e pamë në video pa marr parasysh se ku jetojnë në qytetar apo në ndonjë fshat të vogël.

Themelimi i këtij sistemi qendror të evidencës penale siguron që të gjitha të dhënat në  gjykatat në Kosovë ruhen , janë të azhurnuara, të përditësuara në një regjistër të vetëm duke eliminuar çfarëdo çështje apo dyshimi…. Sistemi Qendror i Evidencës Penale është një hap madhor përpara në ndjekjen apo arritjen e  sundimit të ligjit në Kosovë dhe ne vazhdojmë të përkrahim dhe arritjet e tyre” tha ai.

Platforma e Sistemit Qendror të Evidencës penale është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...