Çelja e negociatave, Osmani: Shqipëria, një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi sot Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë, si një hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Osmani.

Sipas saj, “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit do të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”.

“Ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, u shpreh Osmani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...