4.5 C
Tirana

CDS: Musk kundër gjyqtarëve italianë për emigrantët në Shqipëri: Ata duhet të ikin

Më datë:

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk ndërhyn në betejën kokë më kokë mes qeverisë Meloni dhe gjykatave italiane për ndalimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri, shkruan sot ”Corriere della sera” (CDS).

Themeluesi i ”Paypal” dhe ”Tesla”, njeriu më i pasur në botë dhe financuesi kryesor i Trump, duke komentuar në X lajmin e postuar nga një përdorues mbi vendimin për pezullimin e vlefshmërisë së ndalimit të shtatë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi në Gjader, shkruan se ”këta gjyqtarë duhet të ikin”.

Sekretari i Lega-s, Matteo Salvini, i mbrojtur në të kaluarën nga Musk për çështjen e ”Open Arms”, i bën jehonë menjëherë sipërmarrësit.

“Edhe një vendim tjetër i gjyqtarëve që pengon largimi i emigrantëve të paligjshëm nga territori italian nuk është një shuplakë për qeverinë, por një zgjedhje që rrezikon sigurinë dhe portofolin e italianëve”, shkruan Salvini.

Por, Ernesto Carbone, një anëtar laik i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (CSM), i gjykon fjalët e Musk si “të rrezikshme”.

“Këta oligarkë të rinj që shfrytëzojnë botë të reja (si hapësira, eteri, mediat sociale dhe teknologjitë e reja) për të kontrolluar politikën botërore janë një rrezik për demokracinë”, shkruan deputeti i CSM-së.

”Pas një depërtimi në politikën gjermane, sot juristi Elon Musk hyn në mënyrë të dhunshme duke kritikuar një pushtet shtetëror. E gjithë kjo është e papranueshme, por mbi të gjitha e rrezikshme”, thotë Carbone.

Kush është Mario Nawfal, autori i postimit të komentuar nga Musk?

Mario Nawfal, autori i postimit të komentuar nga Elon Musk, është një nga yjet në ngjitje të X, ku ai ka pothuajse dy milionë ndjekës dhe pret disa nga ngjarjet më të mëdha audio në platformë, duke marrë shpesh lavdërimet e vetë CEO të ”Tesla”-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...