Cakaj kujton Rugovën: Përulemi me nderim përpara politikanit më të madh

Më datë:

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka kushtuar një status në llogarinë e tij në Facebook, Presidentit Ibrahim Rugova, në përkujtim të 14 vjetorit të vdekjes së tij.

“Ibrahim Rugova ka qenë intelektuali më i madh në politikë dhe politikani më i madh ndër intelektualë gjatë viteve të veprimtarisë së tij.” – shprehet Cakaj në reagimin e tij.

Gjithashtu, Cakaj shton se pa angazhimin e drejtpërdrejtë të Rugovës, mendimet e baraspeshuara dhe vizionin afatgjatë, nuk mund të kuptohet drejt, as orientimi euroatlantik i Kosovës, as ngritja e strukturave paralele, as përpjekja për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

“Sot kujtojmë jo vetëm Presidentin e Parë të Kosovës me kontribut të pashlyeshëm në historinë e saj, por edhe historinë dekadëshe të shtetndërtimit të Kosovës që s’mund të mendohet pa të.”- përfundon postimin e tij Cakaj.

Postimi i plotë i Cakaj:

Ibrahim Rugova ka qenë intelektuali më i madh në politikë dhe politikani më i madh ndër intelektualë gjatë viteve të veprimtarisë së tij. Pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë, mendimet e baraspeshuara dhe vizionin afatgjatë, nuk mund të kuptohet drejt, as orientimi euroatlantik i Kosovës, as ngritja e strukturave paralele, as përpjekja për zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë jo vetëm Presidentin e Parë të Kosovës me kontribut të pashlyeshëm në historinë e saj, por edhe historinë dekadëshe të shtetndërtimit të Kosovës që s’mund të mendohet pa të.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kalim i paligjshëm i kufirit/ Dy persona arrestohen në Sarandë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Vlorë operacionin e...

Berisha: Dorëheqjen urgjente të Ramës do ta kemi çështje kryesore në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen...

Elvis Lila komandohet në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

Elvis Lila ka marrë përkohësisht kompetencat e drejtorit të...