Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese.
Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se po grabit paratë e shqiptarëve.
Gjithashtu ai bëri thirrje që çdo qytetar t’i bashkohet protestës, dhe të reagojnë për vjedhjen deri “në shporrjen” e kësaj qeverie.
“Kanë bërë përsëri të njëjtin projekt po dalin të dhëna që është e njëjta skemë grabitje si me tunelin e Llogarasë. Këto 1 miliard euro do t’i paguajnë shqiptarët një e nga një. Vjet kanë marrë 100 milion euro taksa shqiptare. Për atë që e quajnë buxheti i shtetit, jo nuk është nga xhepi i shqiptarëve. Kanë arritur aty ku nuk I sheh më syri fare. Edi Rama pasi kemi SPAK që vendos të hyjë në lojën e Ramës e Ballukut, Edi Rama bën dhe Avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut. Edi Rama pse nuk e shkarkon? Është kokë e këmbë ai se nuk ka mundësi si me inceneratorit të kalojë aq shpejt. Por po mbron veten e vet dhe askënd tjetër. Është detyra jonë ta ndezim revoltën e shqiptarëve, për këtë që është shumë më tepër se vjedhje. Po bien themelet e shtetit një e nga një. Duhet që dhe ata që janë indiferentë t’i bëjnë të ndërgjegjshëm që kjo qeveri të shporret.”, ka thënë ndër të tjera Bylykbashi.


