11.5 C
Tirana

Bylykbashi: Kallëzim për porti e Durrësit në SPAK për shkelësit e ligjit

Më datë:

Rithemelimi do të depozitojë sot një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e portit të Durrësit, pasi pretendohet se është shkelur ligji.

Në një konferencë për mediat deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se në SPAK do të depozitohet dhe kallëzim penal për shkelësit.

“E dimë se pjesa më e madhe e popullatës jeton në perëndim.

Institucionet europiane investuan për Portin e Durrësit.

Ku porti i Durrësit në Defender ishte një pikë strategjike.

Kjo aferë korruptive nuk është histori korrupsioni e fshehtë por grabitje e një prone publike ditën për diell.

PD ka përgatitur padinë e dytë për në gjykatën Kushtetuese me firmat e deputetëve për të sfiduar sërish për këtë çështje.

Do të bëjmë kallëzim penal për personat përgjegjës për këtë aferë në SPAK, siç është kryeministri Edi Rama.

Duam t’i vëmë fre fenomenit të korrupsionit, pasi të mos preken Vlora, Ksamili dhe Saranda.”, tha Bylykashi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...