15.5 C
Tirana

Buxheti 2025, Gonxhja: Rritet mbështetja për kulturën, inovacionin dhe arsimin profesional

Më datë:

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, thekson se buxheti për vitin 2025 për ministrinë që ai drejton, ka rritje të ndjeshme në disa sektorë kyç.

Në total buxheti për vitin 2025 për ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është 56 miliardë lekë, me fokus tek sigurimet shoqërore, arsimi profesional, inovacioni, dhe kultura.

Gonxhja bëri të ditur se për sektorin e Sigurimeve Shoqërore do të ketë një 15% rritje, ndërsa financimet e huaja për programe dhe investime do të rriten me 18.2%.

Gonxhja shtoi se 4.5% më shumë mbështetje për kulturën dhe trashëgiminë, 18% rritje për Arsimin Profesional si dhe 60% rritje për Inovacionin.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ministri falënderoi grupin parlamentar të PS-së dhe deputetët për mbështetjen në realizimin e këtij buxheti, që ka për qëllim reformat dhe zhvillimin e qëndrueshëm në disa fusha kyçe.

“Faleminderit Grupit Parlamentar të PS dhe deputetëve që mbështetën vizionin tonë për reforma e ecuri të qendrueshme në zhvillimin ekonomik, arsimin e mesëm profesional, tregun e punës, strehimin social, sigurimet shoqërore, inovacionin, trashëgiminë, artin dhe kulturën, integrimin evropian, nxitjen e investimeve, për të gjithë misionin, programet e aktivitetet që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndjek dhe zhvillon, drejt një Shqipërie më të fortë e më të begatë!”, shkruan Gonxhe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...