Bushati: Europa nuk është më prioritet për SHBA, Shqipëria ballafaqohet me përzierjen e shtetit dhe pushtetit

Më datë:

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, paralajmëron për një ndryshim të madh në balancat globale dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Në një analizë mbi zhvillimet ndërkombëtare, Bushati gjatë një takimi në Shkodër tha se marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë të vështirë dhe se Europa nuk është më prioriteti kryesor për SHBA duke e cilësuar një divorc të butë.

Në analizën e tij për situatën globale, ish-kryediplomati paralajmëron se tensionet mes fuqive të mëdha mund të përshkallëzohen dhe të sjellin pasoja të rënda për sigurinë ndërkombëtare dhe se SHBA thjeshtë po shkon drejt shfaqjes së fuqisë dhe kjo ka rreziqet e veta. Europa sipas tij është larg vendeve si SHBA apo Kina sa i përket teknologjisë dhe disa fushave të tjera ndërsa kontinenti i vjetër do të ketë edhe pasojat më të mëdha të luftës në Iran, përfshirë edhe Shqipërinë.

I pyetur për kërkesën e fshehtë që u bë publike për kërkesën e Shqipërisë dhe Serbisë në Bruksel për t’u anatarësuar në BE me kushte, Bushati u shpreh kritik duke thënë se këto dy shtete të rajonit nuk janë të përputhshme me modelin mbizotërues të BE dhe se nuk plotësojnë dy kritere kryesore zgjedhjet e lira dhe sundimin e së drejtës.

Sa i përket zhvillimeve politike në vend, problemi kryesor mbetet funksionimi i demokracisë dhe standardet e zgjedhjeve deklaroi ish Ministri Bushati duke goditur kryeministrin Rama.

Ditmir Bushati këtë bisedë e zhvilloi në qendrën rinore Arka në Shkodër ku vite më parë shërbeu si drejtues politik i PS teksa foli mbi temën “Lidrshipi në kohë të pasigurta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...