Bruksel raport: tregu i gazit evropian regjistron rënie të fortë

Më datë:

 Çmimet e gazit natyror në Evropë kanë shënuar një rënie prej më shumë se 7 për qind duke zbritur nën 50 euro (58 dollarë) për megavat në orë, pas rënieve të fundit pas një rritjeje të fortë të nxitur nga lufta në fillim të këtij muaji.

Çmimet e gazit natyror në Evropë u tregtuan rreth 58 dollarë për megavat-orë sot në orën 08:30GMT, nga një nivel rekord prej 78 dollarësh javën e kaluar.

Çmimet ranë pasi dolën raportime për negociata të reja për stabilizimin e Lindjes së Mesme mes konfliktit të armatosur në vazhdim dhe për të parandaluar ndërprerjet e furnizimit.

Raportet në media pretendojnë se SHBA-ja po kërkon armëpushim për të lehtësuar bisedimet ndërsa “New York Times” raportoi se Washingtoni i ka dërguar Iranit një propozim me 15 pika për zgjidhjen e konfliktit.

Po ashtu edhe presidenti amerikan, Donald Trump tha se iranianët kanë dërguar atë që ai e përshkroi si një “dhuratë” në lidhje me naftën dhe gazin natyror.

“Ata (Irani) kanë rënë dakord se nuk do të posedojnë kurrë armë bërthamore”, tha Trump.

Megjithatë, çmimet u rritën më shumë se 60 për qind që nga fillimi i luftës me Iranin më 28 shkurt, duke rikthyer shqetësimet për kostot e energjisë dhe çmimet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin.

Pavarësisht rënies së fundit, çmimet e gazit mbeten shumë mbi nivelet e para përshkallëzimit të fundit të tensioneve rajonale, që theksojnë paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në tregjet energjetike evropiane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...