16.5 C
Tirana

Britani/ Test 90 minutësh, do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit

Më datë:

Një test i ri 90 minutësh që mund të pikasë koronavirusin dhe gripin do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe laboratorë, në Britaninë e Madhe, nga java e ardhshme.

Tamponi i shpejtë dhe testi i ADN mund të ndihmojë dallimin mes covid 19 dhe sëmundjeve të tjera sezonale. Sekretari britanik për shëndetësinë tha se kjo do të jepte rezultate shumë të mirë përgjatë dimrit.

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testeve jepen brenda 24 orësh dhe një e katërta mund të kërkojnë deri në dy ditë. Lajmi vjen në një kohë kur qeveria shtyu një objektiv të korrikut për të testuar rregullisht stafin e shtëpive të kujdesit dhe banorët e tyre duke thënë se numri i tamponëve ishte bërë i limituar.

Thuajse gjysmë milionë testesh të reja do të jenë të vlefshme që nga java e ardhshme e miliona të tjerë do të sigurohen më vonë, gjatë vitit. Për momentin, shkruan BBC, nuk ka të dhëna të disponueshme për saktësinë e këtyre testeve të reja.

Për më tepër, mijëra makineri testesh të ADN-së, që janë përdorur në tetë spitale të Londrës, mund të analizojnë tani tamponët e hundës, dhe do të shpërndahen në të gjithë spitalet e vendit nga shtatori. Sekretari i shëndetit, Matt Hancock, i cilësoi këto masa të fundit në testimin e koronavirusit, si jetë-shpëtuese.

Këto miliona teste të reja, të shpejta, të koronavirusit do të sigurojnë rezultate në më pak se 90 minuta e kjo do të na ndihmojë të thyejmë zinxhirin e transmetimeve me shpejtësi – tha ai.

Fakti që këto teste mund të pikasin edhe gripin edhe koronavirusin, është një e mirë shtesë pasi ne po i drejtohemi dimrit dhe pacientët mund të kenë kështu këshillat e duhura për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...