19.5 C
Tirana

Britani, arrin në 1.228 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Në Britani të Madhe janë shënuar 209 vdekje të reja brenda një dite duke e rritur në 1.228 numrin e të vdekurve në vend nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Institucioni i Shëndetit Publik të Britanisë, nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se numri i të vdekurve në 24 orët e fundit nga 1.019 është rritur në 1.228 ndërsa numri rasteve me 2.433 raste të reja është rritur në 17.089.

Po ashtu vihet në dukje se deri më tani në vend janë kryer teste të koronavirusit për gjithsej 127.737 persona.

Rastet dhe vdekjet në Britani pritet të rriten gjatë 2-3 javëve të ardhshme përpara se të shihen efektet e vendimit të karantinës së pjesshme dhe masave të tjera.

Kryeministri britanik, Boris Johnson i cili ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, në një letër dërguar spitaleve në vend ka thënë se “gjërat në epidemi do të përkeqësohen edhe më shumë para se të përmirësohen”.

Ndërsa prof. Stephen Powis, drejtor i shërbimit shëndetësor kombëtar në Britani tha se “do të jetë një rezultat i mirë” nëse vdekjet në vend mbesin nën 20 mijë.

Qeveria britanike në fillim ndoqi strategjinë “e përhapjes në mënyrë të kontrolluar të virusit me qëllim për fitimin e imunitetit shoqëror”, ndërsa më pas ajo u tërhoq pas kritikave dhe raportimeve se numri i të vdekurve mund të arrijë në 227 mijë.

Me vendimet e marra, të hënën u vendosën kufizime për daljen e qytetarëve nga shtëpitë ndërsa u mbyllën të gjitha bizneset përveç marketeve dhe farmacive.

Më 25 mars u njoftua se princi Charles ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin ndërsa më 27 mars në testin e Covid-19 dolën pozitiv edhe kryeministri britanik, Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, për të cilët u tha se që të tre kanë shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokatët e Veliajt: Shteti e mban në paraburgim pa arsye, rreziku i arratisjes mungon

Dy zyrat ligjore “Kasoëitz LLP”, me seli në Nju...

“Paga dhe pensionet në rrezik” – REL njofton për krizën e mundshme të buxhetit në Kosovë

Dështimi për formimin e një qeverie të re ka...

Përballja me Dumanin, Berisha: S’duronte pyetjet e deputetëve, fliste si i kapur

https://www.youtube.com/live/T6F7zl58Wyk?si=Yc56IFeN98h6XA6b Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...

I gjenden 1.5 kg kokainë në banesë, prangoset 27-vjeçari

Pas një hetimi disa mujor dhe përdorimit të metodave...