11.5 C
Tirana

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Më datë:

Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të premte, masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e policisë që u përfshi në përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës.

Seanca e zhvilluar sot me dyer të mbyllura, raporton se efektivi u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke thënë se ka qëlluar me qëllim për të neutralizuar situatën.

Kjo duke qenë se kishte parë personat e armatosur duke qëlluar drejt tyre.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sjellim ndërmend se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje të dielën e datës 1 shkurt, ku tre persona qëlluan me breshëri armësh duke lënë të plagosur pronarin e subjektit, me profesion berber.

Brenda berberhanes ndodheshin disa persona, mes të cilëve edhe shënjestra e atentatit.

Shkëmbimi i zjarrit ka prekur edhe bizneset përballë lokalit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Pas ngjarjes, një efektiv policie u pezullua nga detyra dhe më pas u ndalua me urdhër të Prokurorisë, pasi akuzohet për moskallëzim krimi, ndërsa gjatë incidentit ai ka qëlluar me armë, për të neutralizuar autorët.

Efektivi me inicialet B.K. ishte pjesë e Patrullës së Përgjithshme Lezhë-Mirditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përmbytje në Himarë, uji hyn edhe në komisariat

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë...

Miratohet amnistia penale, qindra të burgosur lirohen menjëherë

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri...

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

https://www.youtube.com/live/drmdAxWnV6k?si=Ts8Hi2VY7owEySi0&t=977 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në...

Thirrjet janë të hapura, 7 milionë euro për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë përmes një postimi në...