18.5 C
Tirana

Tensione brenda dhe jashtë Parlamentit/ Opozita përplaset me Gardën, në sallë bllokohet foltore

Më datë:

Në seancën e fundit pati përplasje mes deputetëve të opozitës dhe gardistëve.

Për vendosjen e gardhit metalik ka reaguar edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”! Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar”, ka shkruar Bardhi në Facebook.

Parlamenti i rikthehet sot seancës plenare, pasi javën e kaluar u anulua për shkak të vizitës së Presidentit turk Erdogan.

Por kësaj radhe, Garda ka marrë masa shtesë për të mos lejuar deputetët e opozitës që të hyjnë në Parlament.

Bëhet fjalë për 24 deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga seanca me vendim të Sekretariatit të Etikës.

Për të shmangur përplasjet dhe bllokimet e dyerve të Parlamentit nga ana e deputetëve të opozitës, Garda ka vendosur gardh metalik.

10 minuta para nisjes së seancës plenare, disa nga deputetët e opozitës kanë mbërritur në oborrin e Parlamentit. Edhe pse janë të përjashtuar me vendim të “Etikës”, ata kanë kërkuar që të hyjnë në seancë, por janë ndeshur me rezistencën e Gardës.

Mes fjalësh si “hajdutë, legenë”, opozitarët i janë drejtuar punonjësve të Gardës, të cilët nuk i kanë lejuar që të çajnë kordonin. Ndërkohë, Garda ka lejuar vetëm hyrjen në seancë të disa deputeteve të opozitës, të cilat janë të papërjashtuara nga punimet e Kuvendit.

Mes tensionesh ka nisur seanca plenare e ditës së sotme pasi deputetët pjesëmarrës të opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Ata kanë vendosur disa karrige në foltoren e Kuvendit, ndërkohë që afër tyre qëndron një deputet i opozitës.

Megjithatë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka vijuar me rendin e ditës, gjë që është ka sjellë reagime nga ana e opozitarëve.

Një kundërpërgjigje për ata ka pasur Spiropali, e cila ka thënë se të gjithë deputetët që nuk kanë kryer akte të dhunshme janë të mirëpritur të hyjnë në Kuvend.

“Janë të përjashtuar për shkak të akteve të dhunshme, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të hyjnë”, tha Spiropali.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka e ka konsideruar burg të sigurisë së lartë rrethimin e parlamentit me gardh metalik për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Noka tha se fundi i qeverisë është i afërt. Demokrati e krahasoi me regjimin e Hitlerit veprimtarinë e Parlamentit.

Kjo është fytyra e narkoparlamentit, 24 orë pasi shqiptarëve ju tha që po hapim kapitullin e negociatave. E kanë kther në burg të sigurisë së lartë. Aty vetëm përfaqësues të shqiptarëve nuk ka. Tmerr nga e vërteta, fundi po ju vjen. Edhe Hitleri miratonte të gjitha në një bunker të nëndheshëm, por fundin e pati të shpejtë”, u shpreh Flamur Noka.

Teksa ndodhet në ambientet e jashtme të Parlamentit në përpjekje për të hyrë brenda në seancë plenare, deputeti i opozitës, Bledion Nallbati thotë se kjo është panorama e hapjes së negociatave të qeverisë së kryeministrit Rama.

A do të respektojë përjashtimin lidhur me aktet e dhunshme në seancë dhe djegien e karrigeve, Nallbati ka thënë se sipas tij, duhet t’i paguajë kryeparlamentarja Spiropali.

Pyetje: Si do të vijojë ky aksion?

Bledion Nallbati: U hapën negociatat, por u mbyllën dyert e Parlamentit.

Pyetje: Do të vijoni të qëndroni këtu?

Bledion Nallbati: Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në maksimum për të treguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie që pretendon se ka arritur hapjen e negociatave pas 13 vitesh, në fakt e ka vonuar 13 vite. Kjo është panorama e hapjes së negociatave të qeverisë së Edi Ramës me dyer të bllokuara të Parlamentit, me një numër pafund gardistësh. Me shumë gjasa i kanë marrë borxh nga vendet fqinje.

Pyetje: Ju keni një masë nga Sekretariati i Etikës, a nuk e respektoni atë përjashtim që ju është bërë?

Bledion Nallbati: Ta paguajë Elisa me lekët e doganave.

Deputeti demokrat, Agron Shehaj thotë se nuk mjafton vetëm protesta, teksa shton se Kuvendi është e vetmja mënyrë që kanë për t’u shprehur. I pyetur nëse është kundër mosbindjes civile, Shehaj është shprehur se duhet një mënyrë tjetër pasi shton se kjo nuk mjafton.

Agron ShehajUnë mendoj se thjeshtë protesta nuk mjafton. Kuvendi është e vetmja mundësi që kemi për të folur. Në kushtet kur mazhoranca ka vjedhur, parlamenti mbetet ndër të vetmet mundësi për t’u shprehur.

Pyetje: Jeni kundër mosbindjes civile?

Agron Shehaj: Duhet një mënyrë tjetër, nuk mjafton.

Gjatë fjalës së tij në prononcim për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, deputeti Shehaj ka ngritur problematikën e mbetjeve toksike.

Agron Shehaj: Po them këtu atë që kisha ndërmend të thoja në Parlament shumë shkurt: Mbetjet toksike në Shqipëri, jo vetëm që janë eksportuar, por edhe janë importuar, një gjë që është tërësisht e ndaluar me ligj. Këtë e thonë mediat më prestigjioze në nivel botëror.

Mjafton të shikojmë se si është ngritur një skemë mashtrimi thjeshtë për të maskuar trafikimin e mjeteve toksike. Në një vend normal, prokuroria minimalisht duhet të kishte marrë në pyetje ministren e Mjedisit, e cila ka përgjegjësinë për monitorimin e mjeteve toksike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...