Brazil: Janë rregjistruar 892 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se me 892 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 42.720 ndërsa me 21.704 raste të reja ka arritur në 850.514 numri i rasteve.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 172.875 raste dhe 10.581 vdekje nga virusi.

Ndërsa në Rio de Janeiro i cili pas Sao Paulo-s është rajoni më i prekur nga pandemia, virusi ka shkaktuar vdekjen e 7.592 personave dhe ka prekur 78.836 të tjerë.

Brazili dje kaloi Britaninë e Madhe sa i përket numrit të vdekjeve nga COVID-19 ndërsa pas SHBA-së u bë vendi i dytë në botë ku janë regjistruar më shumë vdekje dhe raste.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Jugore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Laburistët zgjedhin liderin e ri, Andy Burnham drejt postit të kryeministrit

Andy Burnham është shpallur zyrtarisht udhëheqësi i ri i...

Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, në pranga edhe vëllai i autorit të dyshuar

Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si...

Dhuna ndaj Velços, oficeri zbardh konfliktin: Më shanë pa arsye teksa po udhëtoja

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në...

Tymi i zjarreve kanadeze mbërrin në SHBA, Nju Jorku merr masa emergjente

Retë e tymit nga zjarret e Kanadasë kanë pushtuar...