8.5 C
Tirana

Brazil, 1.290 vdekje të tjera nga koronavirusi, 654 në Meksikë

Më datë:

Brazili ka raportuar 1.290 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa 654 raste të tjera fatale janë regjistruar në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit, (AA).

Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.174, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Në Brazil u raportuan gjithsej 42.223 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.539.081.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Meksikë u rrit në 29.843, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të diagnostikuarve u rrit në 245.251, me 6.740 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani 147.205 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.

Meksika konfirmoi rastin e parë me COVID-19 më 28 shkurt, kurse vdekjen e parë më 19 mars.

Që nga shfaqja e virusit për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothuajse të gjithë globin. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Pandemia ka marë më shumë se 525 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën, ndërsa 11 milionë janë infektuar dhe mbi 5,87 milionë të shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bie niveli i ujërave në zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër

Bashkia e Shkodrës në përditësimin e situatës për shkak...

Sorensen takon drejtuesit e Kosovës, në përpjekje për ta çuar përpara dialogun me Serbinë

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit...

Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit arrin 27 mijë MWh

Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit ka...