Bozdo: Plotësisht e shmangshme nëse do të zbatoheshin ligjet dhe rregullat teknike

Më datë:

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh sot se ngjarja tragjike e ndodhur në Lushnjë ku humbën jetën 2 qytetarë ishte plotësisht e shmangshme nëse do të zbatoheshin ligjet dhe rregullat teknike të parashikuara.

Në një deklaratë për shtyp, Bozdo u shpreh se “kjo tragjedi mund dhe duhej të ishte shmangur me çdo kusht, sepse është plotësisht e ndaluar të kryesh punime civile poshtë linjave të tensionit, pa respektuar minimumin e rregullave teknike”.

“Leja e ndërtimit, nëse ka patur një të tillë, qartësisht është dhënë jashtë kritereve ligjore, sepse ligji në Shqipëri nuk vepron për njerëzit e partisë. Në një vend ku po të zëvendësosh një dritare duralumini të mbërrijnë në derë 10 inspektorate të ndryshëm, është e pamundur të bësh punime të këtij lloji pa asnjë kontroll. Kjo sepse deputeti i Partisë Socialiste dhe familjarët e nënkryetarit të bashkisë së Lushnjës qëndrojnë mbi ligjin”, tha ai.

Bozdo kërkoi që të hiqet dorë nga të gjitha përpjekjet për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë si pakujdesi dhe për të falsifikuar të vërtetën.

“Kjo fatkeqësi ndodhi se u shkel ligji, siç shkelet rëndom në çdo cep të Shqipërisë, për sa kohë njerëzit e partisë kanë interesat e tyre ekonomike dhe politike. Kjo fatkeqësi ndodhi, jo vetëm sepse dikush u tregua i pakujdesshëm, por sepse ky është modeli dominues shoqëror dhe politik që Partia Socialiste i ofron shqiptarëve sot. Prandaj i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të deklarojnë të vërtetën

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...