13.5 C
Tirana

​Borrell: Dhuna në veri duhet të dënohet, autorët të japin llogari

Më datë:

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur situatën në veri të Kosovë. Ai ka thënë se dhuna duhet të dënohet dhe autorët e saj duhet të japin llogari.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së pret që të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas atij që ka mbajtur të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Pres të kem një takim me presidentin Vuçiç, dje takova kryeministrin Kurti kështu që duhet të insistojmë që dhuna nuk është rruga, dhuna duhet të dënohet, dhe autorët e kësaj dhune duhet të japin llogari. Dhe të gjithë duhet të përpiqen të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Borrell ka folur në margjinat e samitit të liderëve evropianë në Moldavi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...