Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Më datë:

Bordi i Transparencës për Çmimet e Karburanteve vendosi në mbledhjen e datës 16 maj 2026 çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 202 lekë/litër, 4 lekë më shumë ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar jo më shumë se 188 lekë/litër, 3 lekë më shumë se një një ditë më parë, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 13:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku do të rishikohen çmimet në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Bordi i bën apel operatorëve të tregut të respektojnë vendimin, duke paralajmëruar masa administrative dhe pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...