Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës 217 lekë/litër dhe benzina 193 lekë/litër

Më datë:

Bordi i Transparencës ka përcaktuar në 217 lekë për litër çmimin maksimal të naftës me pakicë dhe në 193 lekë për litër atë të benzinës

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit, në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026, për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, zhvilloi mbledhjen e dytë dhe përcaktoi çmimet e reja.

Çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është vendosur në 217 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë në 205 lekë/litër.

Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është 193 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 181 lekë/litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi më 8 tetor, në orën 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të përcaktohen ndryshimet e radhës në çmimet e shitjes.

Vendimi është marrë në zbatim të legjislacionit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe të ndryshimeve në ligjin për akcizat.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga Fifth Avenue te fabrika e re, Aluflor hap një kapitull të ri ndërkombëtar

Nga projektet në Shqipëri te ato në Shtetet e...

“Sherr” në Kuvend, tensione mes protestuesve dhe efektivëve, ndërhyn Policia

Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë...

Policia nis hetimin për kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën me dije se...

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për “Diellën”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot, me shumicë votash, kërkesën...