6.5 C
Tirana

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Shpërndarja nis më 1 Mars

Më datë:

Ashtu siç ishte premtuar, këtë vit pensionistët do të marrin edhe bonus pranvere. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se shpërndarja e këtij bonusi nis në datën 1 Mars.

Rama ka shpërndarë vendimin, krahas së cilit shkruan se ai flet me përgjegjësi të plotë për atë që ka të bëjë me detyrën që i ka dhënë populli.

Kryeministri e përmbyll postimin duke uruar pensionistët teksa thotë: Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.

Bonusin e pranverës do ta përfitojnë 730 mijë e 430 pensionistë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë Lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë Lekë në muaj dhe 5 mijë Lekë për pensionistët që marrin mbi 20 mijë Lekë pension në muaj.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT RAMA:

Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 Janar dhe shpërndarja nis në 1 Mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=rtvklan&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1892199657620611136&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fbonusi-i-pranveres-per-pensionistet-rama-zbulon-daten-kur-nis-shperndarja&sessionId=5c51d031cee29cb2fe05a28a842d99a148cb5492&siteScreenName=rtvklan&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni: Nuk besoj te një veprim ushtarak i SHBA-së në Groenlandë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk beson...

Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) përfundoi verifikimin e...

Salla: Po kryhet verifikimi i saktë i dëmeve në Bujqësi

 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi...

Spiropali: Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO, kërcënim për sigurinë europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...