Blushi: Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare kundër dënimit të Salianjit

Më datë:

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dënoi sot atë që e cilësoi dënim politik me burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Blushi u shpreh se “burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës”.

“Është një standard i papranueshëm dhe i urryer për çdo vend demokratik të dënosh me burg një deputet të opozitës vetëm për se denoncon vëllain trafikant droge të ministrit të Brendshëm”, shtoi ai.

Blushi tha se “e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë”.

“Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor. Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe. Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm në Karaburun: flakët përfshijnë pyje dhe shkurre, situata kritike

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të...

Sy artificialë për robotët, të frymëzuar nga njeriu

Sy artificialë të frymëzuar nga syri i njeriut po...

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i “Friends”, James Burrows! 

Regjisori legjendar amerikan James Burrows, i njohur për kontributin...