10.5 C
Tirana

Blushi: Koha për një reagim të fortë para SPAK

Më datë:

Opozita zhvilloi sot sërish protestë përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Protestuesit e opozitës mbajtën një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Kërkesa për nderimin e tij u bë nga  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili tha se “mbajmë një minutë heshtje në nderim të një qytetari model si Arben Tafaj, kryetar i shoqatës Tirana, kolegu dhe miku ynë, një nga mbrojtësit më të vendosur të vlerave historike dhe kulturore të këtij qyteti”.

Më pas në fjalën e tij, Blushi tha se tani është koha për protesta para SPAK.

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur ai nuk ka mundësi të vjedhë, pasi nga frika e protestës ai e braktis këtë godinë. Ne jemi këtu çdo javë dhe kërkojmë drejtësi”, tha Blushi.

Ai i ftoi qytetarët që më 6 dhjetor në ora 12:00 të protestojnë përpara SPAK, institucionit që sipas tij “sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës”.

Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara bashkisë së kryeqytetit tha se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë.

Balliu tha se “qytetarët paguajnë taksa dhe sërish kazanet e plehrave janë plot”.

“Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen. Në Tiranë kanceri gjen aleat. Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo edhe në spitale”, tha Balliu.

Opozita prej disa muajsh po proteston përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit si dhe kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...