Blushi: 60% e pensionit vetëm për t’u ushqyer, jetesa e papërballueshme

Më datë:

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me pagesat e vogla të pensioneve në Shqipëri, ndërsa e krahasoi me pensionistët në Itali.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Blushi thekson se kosto e jetesës për një pensionist, që 60% të pensionit e shpenzon vetëm për t’u ushqyer, është bërë e papërballueshme.

MESAZHI I BLUSHIT
Pensioni minimal në Shqipëri është 128 euro, ose 4 herë më i ulët se pensioni minimal në Itali (599 euro).
Për të blerë vetëm gjashtë ushqime bazike të shportës (bukë, qumësht, vezë, vaj, miell, oriz), një pensionist shqiptar paguan rreth 9.1 euro ose 9% më shtrenjtë se një pensionist italian që paguan 8.29 euro. Kosto e jetesës për një pensionist, që 60% të pensionit e shpenzon vetëm për t’u ushqyer, është bërë e papërballueshme!
Kjo ndodh sepse Qeveria ka zero vëmendje për këtë shtresë dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët.
Nëse detyrimin tatimor oligarkët klientelistë e kanë 6%, për ushqimet e shportës pensionistët paguajnë TVSH 20%!
Partia e Lirisë i ka prioritet kryesor pensionistët ndaj dhe për t’i nxjerrë nga gjendja e mjerueshme dhe çnjerëzore ku ndodhen ka propozuar:
✅ Ulje nga 20% në 5% të TVSH për ushqimet e shportës!
✅ Indeksim të plotë të çmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve!
✅ Rritje reale të pensioneve si rezultat i rritjes ekonomike!
Në foto: Fatura e 6 produkteve të blera në një supermarket në Bolonja, Itali dhe fatura e 6 produkteve të njëjta të blera në një supermarket në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...