4.5 C
Tirana

Blinken: Irani dhe Izraeli të shmangin përshkallëzimin e konfliktit

Më datë:

Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken për herë të parë i kërkoi publikisht Iranit dhe Izraelit të shmangin një përshkallëzim drejt një konflikti të ri ushtarak në Lindjen e Mesme, në sfondin e luftës në Gaza.

“Nuk duhet të ketë përshkallëzim nga askush në këtë konflikt. Ne jemi të angazhuar në diplomaci intensive me aleatët dhe partnerët dhe po ia dërgojmë këtë mesazh drejtpërdrejt Iranit. Ne ia kemi komunikuar këtë mesazh drejtpërdrejt Izraelit”, tha ai gjatë një konferencë e përbashkët për shtyp me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologët e tyre australianë, Penny Wong dhe Richard Marles.

“Angazhimi ynë ndaj Izraelit është i palëkundur. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë Izraelin kundër sulmeve nga grupet terroriste ose mbështetësit e tyre, ashtu siç do të vazhdojmë të mbrojmë trupat tona”, insistoi Antony Blinken, duke iu referuar Iranit dhe rrjetit të tij të partnerëve rajonalë.

Tensionet kanë qenë në kulmin e tyre që kur Irani, Hamasi dhe Hezbollahu akuzuan Izraelin se kishte vrarë Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të lëvizjes islamike palestineze, më 31 korrik në Teheran, duke premtuar se do të hakmerrej për vdekjen e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...