20.5 C
Tirana

Bizneset e Vlorës ulin qepenat në shenjë proteste

Më datë:

Bizneset e “Vlorës historike” qendrës më të re të qytetit të Vlorës në protestë ditën e sotme me qepena mbyllur.

Bizneset kanë zgjedhur këtë shenjë proteste për t’i drejtuar bashkisë së Vlorës një sërë kërkesash që duhen marrë parasysh.

Sipas bizneseve kërkesat kanë të bëjnë me pastrimin e zonës, qentë endacak të rrugës, erën e keqe të kanalizimeve, madje edhe motoçikletat, të cilat kalojnë në mes të zonës historike duke u bërë problem për turistët dhe klientët e tyre.

Bizneset denoncojnë edhe një tjetër fakt terrorizimin nga policia e Vlorës.

Sipas tyre policia e Vlorës vjen në zonë dhe kërkon mbylljen e muzikës madje më pas kërkon dhe mbylljen e biznesit.

Policia vjen me forde dhe makina policie duke terrorizuar klientët dhe turistët. Për këtë fakt bizneset ankohen se bëhet selektime pasi në Lungomare muzika vijon e lirë.

Një muaj më parë bizneset e Vlorës kanë patur një takim në zoom me kryetarin e bashkisë së Vlorës dhe këshillin bashkiak i cili ju ka garantuar se brenda një kohë të shkurtër problematikat do të zgjidhen. Deri tani ende asnjë zgjidhje s’ka ardhur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...