18.5 C
Tirana

Bino: Virulenca nuk ka ndryshuar, ja përse disa persona e kalojnë më lehtë

Më datë:

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se moshat më të prekura nga koronavirusi në vend janë të mbi 25 vjeç dhe deri në 40 vjeç.

Ajo u shpreh se ka patur shumë shpërthime në fabrika dhe fasoneri, ndaj në këtë grupmoshë pjesa më e prekur janë gratë.

“Moshat më të prekura janë ato mbi 25 vjec deri në 40 vjec dhe pastaj kemi moshën mbi 50 vjec. Përqindja më e madhe te moshat e reja janë femra, ndërsa në moshën mbi 60 vjec janë meshkuj. Kjo për faktin se ne kemi pasur shumë shpërthime në fabrika e fasoneri, ku punojnë më shumë gratë, ndaj dhe ato mbajnë ‘barrën’ e virusit”, u shpreh Bino gjatë një interviste për “News24” , duke bërë të ditur se Shqipëria vijon të ketë qarkullim të dendur të virusit.

“Vazhdojmë të kemi një qarkullim të dendur të virusit, sidomos në Tiranë, Durrës, dhe zonat e tjera. Pra, vazhdon një situatë që duhet të jetë e konsiderueshme dhe e rëndësishme. Virulenca e virusit nuk ka ndryshuar, virusi vazhdon të jetë i njëjtë, nuk kemi forma më të lehta. Koronavirusi ka pak gjasa që të ndryshojë kuadrin klinikë. Numri i vdekjeve është i ulët. Po të shohim dhe strukturën e vdekjeve, janë moshat mbi 70 vjec kryesisht”, tha ajo.

E pyetur mbi faktin se përse disa persona e kalojnë më lehtë sëmundjen dhe disa të tjerë në simptoma tepër të rënda, specialistja tha se kjo është e lidhur me sistemin imunitar të individëve.

“Për këtë virus dihet shumë pak. Ka shumë arsye për këtë. Te disa organizma kemi dëmtim të madh të mushkërisë. Kjo do të sqarohet me kalimin e kohës. Por dihet që kjo lidhet me strukturën imunitare të personave të caktuar. Struktura e virusit është e tillë që nuk lejon të pësohen mutacione, sit e gripi. Kur ndodhin mutacione, virusi zbutet”, pohoi Bino.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...