9.5 C
Tirana

Bill Gates: Vaksina kundër Covid të shpërndahet në bazë globale

Më datë:

Miliarderi amerikan, Bill Gates ka bërë bërë thirrje që secila vaksinë e zbuluar në të ardhmen kundër koronavirusit, të shpërndahet “në bazë globale”.

Gates ka folur për BBC-në, para mbajtjes së një samiti për vaksinën, në të cilën liderët botërorë dhe disa prej kompanive e individëve më të pasur në botë, synojnë të rrisin fondet për zhvillim të vaksinës për koronavirusin e ri.

Ai ka thënë se ndihma për vaksina “është më e rëndësishme se kurrë më parë” dhe se secili donacion nënkupton “që mund të ruajmë më shumë jetë njerëzish”.

Çdo fond i krijuar do të shfrytëzohet për dërgimin e secilës vaksinë të suksesshme në shtetet më të varfra në botë, derisa një pjesë do të ndahet për imunizim kundër sëmundjeve siç është polio dhe fruthi.

Pandemia me koronavirus ka dëmtuar fushatat për vaksinim në gjithë botën, që i bie se rreth 80 milionë foshnja kanë humbur rutinën e imunizimit.

Mirëpo Gates ka paralajmëruar se dezinformatat për vaksinat, përbëjnë kërcënim në përpjekjet për luftim të sëmundjeve – përfshirë Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...