Bilbao krah Nico Williams

Më datë:

E ardhmja e Nico Williams është kthyer në çështje në Spanjë. Sulmuesi i Athletic Bilbao shihet gjithnjë e më pranë firmës te Barcelona, fakt që nuk pëlqehet aspak nga tifozët baskë.

Diçka të tillë e konfirmon ky veprim i tyre, me muralen dhe imazhin e 22-vjeçarit që është dëmtuar prej tyre. Madje, aty është shkruar edhe një mesazh: “Largohu ose qëndro, ke humbur respektin”, duke iu referuar zërave që e shohin në Katalonjë.

Për këtë situatë ka reaguar edhe klubi spanjoll.

“Dinjiteti i një klubi është dinjiteti i njerëzve që e përbëjnë atë dhe matet me aftësinë e tyre për t’u sjellë në një mënyrë koherente me vlerat e tyre, pa rënë në provokime ose pa e ulur veten, dhe duke mbajtur gjithmonë kokën lart. Dhe nëse mendojnë se janë pjesë e kësaj familjeje, duhet ta dinë se gabohen: të mosrespektosh njërin prej nesh është të mosrespektosh vetë Athleticun”, shkruhet në statusin e klubit bask.

Murali, i krijuar nga artisti Carlos Lopez, paraqiste Williams së bashku me vëllain e tij Inaki, i cili luan gjithashtu për Athletic. Klubi ka kontaktuar Lopez për të rikthyer 22-vjeçarin në vendin e tij të merituar në veprën artistike.

Williams, i cili ka një kontratë deri në vitin 2027, është një nga asetet më të çmuara të skuadrës, me të cilën u bashkua në akademinë e tyre në 2013.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...